Del raporti i ekspertizës, këto janë shkaqet e djegies së veturës së Bajqinovcit

01 qershor 2021 | 12:31

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka publikuar raportin e ekspertizës për djegien e veturës së deputetit të Vetëvendosjes,  Mefail Bajqinovci, të ndodhur më 22 shkurt 2021.

Lidhur me këtë rast, prokurorja e çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti. Me urdhër të njëjtës është bërë super ekspertizë rreth shkakut të zjarrit të automjetit në fjalë.

“Pas ekzaminimit të hollësishëm nga grupi i ekspertëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, është konstatuar se deri te  shpërthimi i zjarrit në këtë automjet ka ardhur si pasojë e defekteve në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë elektrike. Problemet në sistemin elektrik kanë ardhur si pasojë e lidhjes së shkurtë izoluese të shtesës mbrojtëse të përçuesve (vjetërsia e kabllove elektrike)”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Kujtojmë se incidenti ka ndodhur në afërsi të banesës së Bajqinovcit, aty ku zakonisht e parkon veturën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijojnë ndeshjet e fazës “play-off” në NBA, ku vetëm Milwauekee…