Del të blejë bukë në Podujevë, e mitura rrëmbehet dhe dërgohet në Fushë-Kosovë

20 nëntor 2022 | 08:12

Një 16 vjeçare nga Podujeva dyshohet se u sulmua seksualisht nga 3 persona, kur e mitura kishte shkuar për të blerë bukë në një furrë të qytetit.

Aty, pasi e njëjta kreu blerjen dyshohet se u rrëmbye nga një burrë i cili me veturë e dërgoi disa kilometra larg.

Ndonëse prindërit e mohojnë se një gjë e tillë i ndodhi vajzës së tyre, me rastin e vajzës me inicialet B.A ., që dyshohet të ketë edhe probleme psikike, po merret Departamenti për të Mitur.

Babai tregoi se e bija e tij u mashtrua në këmbim të blerjes së disa gjërave ushqimore dhe u dërgua në Fushë-Kosovë por, aty sipas tij, e bija nuk u sulmua seksualisht nga askush.

Megjithëkëtë, ndryshe mori vesh Klani. E mitura po dyshohet se edhe mund të jetë trafikuar atë ditë. Për këtë shkak, njësia anti-trafikim, pas urdhrit të prokurorit, e mori dhe e dërgoi në një strehimore.

VIDEO KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 4.3 u regjistrua në Marche pranë…