Del video e Vuçiqit të dehur, këshilltarja ia merr gotën e verës, ai ankohet që Edi Rama s’po pi
Dje në Beograd në kuadër të nismës “Ballkani i hapur” është organizuar edhe një panair i prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit.
Një panair të tillë e ka shfrytëzuar në maksimum presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka pirë më shumë se gjashtë apo shtatë gota.
Ndërkohë në internet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiqi shihet i dehur. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën kinse për ta provuar dhe më pas tenton ta lë diku larg Vuçiqit.
Por, presidenti serb ka reaguar menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i ka thënë se s’është e frikësuar, por që kryeministri i Shqipërisë është duke pritur.
Vuçiqi më pas është ankuar duke thënë se kryeministri i Shqipërisë s’ka pirë asgjë.
Ladies and gentlemen, the weekend: pic.twitter.com/nGLP86wKHn
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 2, 2022