Delawie: 2018-ta të jetë vit i suksesit në dialogun Kosovë-Serbi
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka paralajmëruar se raundi final i dialogut Kosovë –Serbi do të fillojë shumë shpejt.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, ambasadori amerikan ka theksuar se viti 2018 duhet të jetë vit i suksesit të dialogut.
“Mendoj se ka gjëra që janë pozitive në dialog, mirëpo të dyja palët janë të obliguara që t’i kryejnë obligimet që tashmë i kanë marrë. Unë mendoj se 2018-ta duhet të jetë viti i suksesit të dialogut, të ecet përpara në marrëdhënien Kosovë-Serbi dhe të bëhet një përparim”, ka thënë Delawie.
Delawie më tej ka theksuar se partitë politike duhet të flasin rreth asaj se si do të jenë marrëdhëniet me Serbinë në të ardhmen.
“Mendoj se gjatë muajve të fundit kemi parë që partitë politike po flasin, dhe mendoj se kjo është shumë e mirë për situatën politike, sa i përket dialogut është e rëndësishme që partitë të flasin se si do të duken marrëdhëniet me Serbinë në të ardhmen”, u shpreh Delawie.