Delawie i shqetësuar për ngjarjet në Mitrovicë
26 mars 2018
| 21:07
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie ka theksuar së është shumë i brengosur për ngjarjet e së hënës në Mitrovicë.
Ai në profilin e vet në “Twitter” ka shkruar se nuk ka alternativë tjetër, përveç dialogut.
“Shumë i shqetësuar nga ngjarjet e sotme në Mitrovicë”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Të hënën pasdite në veri është arrestuar nga Policia e Kosovës zyrtari serb, Marko Gjuriq i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovë.