Delawie: Çelësi i së ardhmes së Kosovës, në duart e qytetarëve
Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se çelësi i së ardhmes së Kosovës është në duart e qytetarëve dhe udhëheqësve të saj.
“Pres që të shoh të ardhmen e ndritur që ju të gjithë krijoni”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ai po ashtu ka shkruar se e lë në duart e së ngarkuarës me punë, Colleen Hyland.
Në muajin korrik, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për emërimin e diplomatit Philip S. Kosnett nga Virxhinia si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
I’m leaving the key to my twitter account in the capable hands of Chargé d'Affaires Colleen Hyland. And, of course, the key to #Kosovo’s future is in the hands of its citizens and leaders—I look forward to seeing the bright future you all create. Thank you and farewell. pic.twitter.com/vEF04Qihb9
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 26, 2018