Delawie, deputetëve: Hajde, ratifikojeni Demarkacionin

21 shkurt 2018 | 19:41

​Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie përmes një postimi në “Twitter” ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që në seancën e nesërme ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e zi.

Ai madje ka shkruar në shqip “hajde”.

“Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Tiranë është shprehur e zhgënjyer me deklaratat…