
Delawie, deputetëve: Votojeni demarkacionin, Kosova nuk ka kohë për të humbur
20 mars 2018
| 16:21
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Greg Delawie, ka thënë se Kosova ka humbur disa vite në raport me integrimet evropiane, duke mos e miratuar demarkacionin me Malin e Zi.
Delawie nga Kuvendi i Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë pro Marrëveshjes së demarkacionit.
Në këtë kontekst, Delawie ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur.