Delawie i gëzohet progresit që ka bërë Kosova në luftimin e korrupsionit
22 shkurt 2018
| 17:22
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i kënaqur me pozicionimin e Kosovës, pas raportit të publikuar nga Transaprency International për shkallën e korrupsionit në të gjitha vendet e botës.
Pavarësisht kësaj, Delawie ka theksuar se renditja e Kosovës në vendin e 85-të nuk është e mjaftueshme.
“I gëzuar që po shoh Kosovën të bëjë progres sa i përket korrupsionit. Matjet nga ky raport tregojnë se ka vazhdim të përmirësimit çka është vitale për të ardhmen euroatlantike. Qytetarët e Kosovës meritojnë renditje më të mirë sesa vendi i 85-të”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Facebook”.