Delawie: Hedhja e gazit lotsjellës nuk është veprim evropian, deputetët ta votojnë demarkacionin
21 mars 2018
| 13:02
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një adresim për medie në hollin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot është ndjerë i zhgënjyer kur ka parë se sërish në këtë institucion është kthyer gazi lotsjellës.
Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte në Kosovë.
“Kosova është më mirë se kaq. Kjo nuk do duhej të ndodhte në një shtet evropian. Hedhja e gazit nuk është diçka evropiane. Ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve të kthehen në sallën e Kuvendit dhe të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit”, ka thënë ambasadori Delawie.