
Delawie: Injoroni lajmin e rrejshëm, nuk fola për çështjen e territoreve
20 korrik 2018
| 14:14
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas një interviste të dhënë mbrëmë në KTV ku ishte cituar të ketë thënë se: “SHBA nuk e mohon se në Bruksel do të flitet për territore, ua lë këtë palëve”.
Delawie përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se ky është një lajm i rremë duke kërkuar që ta injorojmë.
Ai mohon të ketë thënë këtë deklaratë.
“Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë, “Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”, ka shkruar Delawie.
Tutje ai ka publikuar versionin e plotë të intervistës së tij.