Delawie: Ratifikimi i demarkacionit, më afër se kurrë
05 mars 2018
| 12:06
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Kosova është shumë afër për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ambasadori amerikan përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, u ka thënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës se është koha e fundit për ta ratifikuar këtë marrëveshje.
“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjell marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar Delawie.
Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila është shtyrë deri më tani tri herë, pritet të vazhdohet këtë javë.