Delawie kërkon nga Kuvendi që t’i emërojë tre gjyqtarë të Kushtetueses
25 qershor 2018
| 17:55
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që sa më parë t’i emërojë tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se politika nuk ka vend në këtë gjykatë.
“Politika nuk ka vend në Kushtetutë. Nuk bën të ketë më vonesa: Kuvendi duhet të emërojë menjëherë tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata më e lartë themelore e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë sundimin e ligjit”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.
Para disa javësh, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të emërojë tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nga komuniteti shumicë.
/Epoka e re/