Delawie kërkon zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit
16 janar 2018
| 13:14
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm.
Delawie u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë së Kosovës të hetojnë këtë rast shpejt dhe profesionalisht, dhe t’i sjellin kryerësit e aktit para drejtësisë.
“Nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbesin të qetë në këtë kohë të ndjeshme, dhe të ripërkushtohen për të vazhduar punën drejtë normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetëve të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Delawie.