Delawie: Kosova në BE vetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të pakorruptuara
22 qershor 2018
| 12:56
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë sot se Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE) vetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të pakorruptuara.
Në konferencë e organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017″, ambasadori Delawie ka pohuar se korrupsioni vazhdon të mbetet problem në Kosovë, sidomos në prokurimin publik.