![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/Greg-Delawie-650x358.jpg)
Delawie: Krenar për Kosovën për hapat kundër korrupsionit
14 shtator 2018
| 19:27
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar mbi ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensione të veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në “Twitter” ai ka thënë se ndihet krenar për hapin e bërë nga Kosova.
“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Delawie.