Delawie mbledh krerët e shtetit për demarkacionin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka mbledhur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti për të diskutuar rreth demarkacionit.
Ambasadori Delawie sot u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, raporton “Epoka e re”.
Ndryshe Lista Serbe ka bërë me dije se nuk do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa LDK-ja ka thënë se do të votojë pro demarkacionit por pa raportin e Shpejtim Bulliqit.
Seanca për demarkacionin është paraparë të mbahet në orën 11:00, por ende nuk ka filluar.
(A. M /Epoka e re)