Delawie mirëpret diskutimin në Bruksel për Asociacionin
03 gusht 2018
| 19:24
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se është i lumtur që Bashkimi Evropian do të diskutojë për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, Delawie ka shkruar se ky fakt duhet të ndihmojë që të gjithë të relaksohen.
“I lumtur që e pash në deklaratën e BE-së se në takimin e radhës në Bruksel do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mendoj se kjo do të na ndihmojë të gjithëve që të relaksohemi dhe të kalojmë mirë në këtë fundjavë”, ka shkruar Delawie.