Delawie mirëpret qëndrimin e Veselit për Gjykatën Speciale
09 janar 2018
| 16:47
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka mirëpritur deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është shprehur pro Gjykatës Speciale, pavarësisht iniciativës së deputetëve për zhbërjen e saj.
“E mirëpres deklaratën publike nga kryetari i Kuvendit Veseli dhe liderët e tjerë politikë, të cilët kanë përkrahje ndaj Gjykatës Speciale”, ka shkruar ambasadori Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.