Delawie mirëpret zgjedhjen e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese
07 korrik 2018
| 08:51
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas emërimit të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese në seancën e së premtes të Kuvendit të Kosovës.
Delawie ka mirëpritur vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Safet Hoxhës, Nexhmi Rexhepit dhe Remzie Istrefi-Pecit, si gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ai ka thënë se ky vendim është i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Mirëpres zgjedhjen e Kuvendit për tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. E rëndësishme për sundimin e ligjit”, është shprehur Delawie.