Delawie: Nuk do të ndalem së punuari deri në ditën e fundit si ambasador në Kosovë
05 shtator 2018
| 20:32
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, është fare në fund të përfundimit të mandatit.
Por pavarësisht kësaj diplomati amerikan, ka thënë se nuk do të ndalet që të punojë, deri në ditën e fundit, sidomos në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Koha ime në Kosovë po shkon drejt fundit. Planifikoj që detyrën time si Ambasador i SHBA-së, ta lë në fund të shtatorit. Por nuk do të ketë fazë të pauzimit; Do të punoj për rend dhe ligj, zhvillim ekonomik dhe stabilitet rajonal deri në momentin kur do të largohem nga Prishtina”, ka thënë Delawie përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.