
Delawie nuk largohet nga Kuvendi, i thërret deputetët të hyjnë në sallë
21 mars 2018
| 17:26
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës së Kosovës (ShBA), Greg Delawie, ka reaguar sërish ndaj gazit lotsjellës të cilin po e hedhin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për herën e katërt.
Delawie ka thënë se Vetëvendosja është duke e përdorur dhunën për ta penguar demokracinë në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori amerikan shpreson që deputetët të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë demarkacionin.
“Kisha pasur dëshirë që t’i shoh edhe deputetët e Listës Serbe për ta votuar demarkacionin sepse ai është edhe në të mirë të serbëve”, ka thënë Delawie.