Delawie pas miratimit të demarkacionit: Ky është një lajm i mrekullueshëm

21 mars 2018 | 19:21

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i kënaqur me ratifikimin e demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se votimi i demarkacionit është lajm i mrekullueshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Ky është lajm i mrekullueshëm. Kuvendi ka bërë punën dhe gjënë e duhur. Dua t’i falënderoj të gjithë deputetët që votuan pro marrëveshjes. Ky është lajm tepër i mirë”, ka thënë Delawie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përshëndetur ratifikimin e demarkacionit…