
Delawie për Krishtlindje iu shërben drekë ushtarëve
25 dhjetor 2017
| 16:05
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, iu ka shërbyer drekën e Krishtlindjeve ushtarëve amerikanë dhe të vendeve tjera në kampin Bondsteel në afërsi të Ferizajt.
Këtë diplomati amerikan e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” të cilit ia ka bashkëngjitur një fotografi nga ky aktivitet.
“I lumtur që kam mundësinë të ndihmojë në shërbimin e drekës së Krishtlindjeve ushtarëve amerikanë dhe tjerëve të NATO-s në kampin e KFOR-it Bondsteel”, ka shkruar ai.