Delawie për listat e veteranëve: Të hetohen pa kërcënime
28 gusht 2018
| 19:16
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter”, ka thënë se çështja e veteranëve, përkatësisht listave të trajtohet pa kërcënime, frikësime apo ndërhyrje politike.
Sipas ambasadorit amerikan, qytetarët, sidomos veteranët, duhet të shohin që sistemi është duke dhënë drejtësi.
Delawie ka thënë se edhe ai është duke e vëzhguar me kujdes këtë situatë.
“Po vëzhgoj me kujdes hetimet e korrupsionit në dhënien e përfitimeve për veteranët. Çështja duhet të trajtohet pa kërcënim, frikësim apo ndërhyrje politike. Qytetarët – sidomos veteranët – duhet të shohin që sistemi të japë drejtësi”, ka shkruar Delawie.