
Delawie përgëzon Kosovën për ekipin e Komisionit për pajtim
13 dhjetor 2017
| 15:15
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie ka përgëzuar Kosovën për krijimin e Ekipit përgatitor për Komisionin për Vërtetën dhe Pajtimin.
“Shikoni përpara për të ndjekur punën e ekipit jopartiak që do të merret me të kaluarën për një të ardhme më të ndritur”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën ka themeluar Ekipin përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.