Delawie, qytetarëve: Korrupsioni është lufta juaj
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, në hapje të Javës Kundër Korrupsionit, ka thënë se lufta kundër korrupsionit është luftë e qytetarëve të Kosovës kundër kësaj dukurie.
Në këtë takim ku kanë marrë pjesë të gjithë ambasadorët e Kunitit, Delawie ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar shumë për shtetin e tyre, andaj sipas tij u takon që të përpiqen edhe në luftimin e korrupsionit.
Po ashtu ai ka thënë se deri në fund të këtij viti, Ligji për përgjegjësitë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë duhet të shkojë në Kuvend.
Ambasadori Delawie ka theksuar se edhe prokurimi elektronik duhet të përmbyllët deri në janar.
Në këtë ngjarje, fjalë rasti kanë mbajtur edhe të gjithë ambasadorët e tjerë të Kuintit të cilët kanë kërkuar angazhim edhe nga mediet në raportimin e korrupsionit. Ndërsa përfaqësuesja e BE- së, Nataliya Apostolova, ka shtuar se të gjithë zyrtarët publik të cilët kanë aktakuza duhet të suspendohen dhe ata që janë të dënuar duhet të largohen nga puna.