
Delawie reagon përsëri për Specialen
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar për të dytën herë në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” për iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për të shfuqizuar Ligjin e Gjykatës Speciale.
“Ne nuk kemi investuar aq shumë përpjekje në suksesin e Kosovës për ta parë atë të shkatërrojë të ardhmen e saj duke shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale”, ka shkruar ai.
Ndërkaq në një postim tjetër në po këtë rrjet social ai ka shkruar se ideja për të ndryshuar ligjin e Speciale mund të izolojë globalisht Kosovën . Delawie e ka cilësuar këtë si ide të tmerrshme.
Kujtojmë se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mërkurën dorëzuan në Kuvend peticionin me anë të të cilit kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.