Delawie i reagon Thaçit: Shfuqizimi i Speciales largon Kosovën nga SHBA dhe BE

23 dhjetor 2017 | 15:34

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi i cili më parë i quajti spekulime deklarata e ambasadorëve, se Kosova rrezikon të ardhmen nëse shfuqizohet Specialja.

Delawie ka thënë se nëse një veprim i tillë ndodhë, atëherë, Kosova do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, BE-së dhe SHBA-së, shkruan lajmi.net.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!|, ka shkruar Delawie, në Twitter.

Kujtojmë, se mbrëmë, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por kanë dështuar pasi Kryesia e Kuvendit nuk ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tutje. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK e Vetëvendosje.

Poashtu ka pasur edhe reagime të aspra nga ambasadorët e shteteve të fuqishme për një nismë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Vang Yi tha…