Delawie kërkon që të respektohen të drejtat e njeriut
21 prill 2018
| 15:59
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se “qeveritë që respektojnë të drejtat e qytetarëve të tyre mbesin mjeti më i mirë për prosperitet, lumturi njerëzore dhe paqe”.
Këtë koment ai e ka bërë në llogarinë e vet në “Twitter”, ku ka bërë thirrje që të lexohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2017 për Kosovën.
Raporti ka theksuar se Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi.