Delawie: ShBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet e rendit në Kosovë
20 shkurt 2018
| 16:58
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin ka folur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve.
Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, gjendjen civile të Kosovës dhe për modalitetet me të cilat do të ndihmojë Qeveria e ShBA-së, në avancimin e këtij sektori.
Me këtë rast, ministri Sefaj ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që ShBA-ja i jep MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj.
Ndërsa diplomati amerikan, Greg Delawie, ka konfirmuar se përkrahja ShBA-së do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.