Delawie: ShBA-të kanë respekt për Policinë e Kosovës
29 mars 2018
| 11:41
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë respekt për Policinë e Kosovës.
Këtë deklaratë Delawie e ka dhënë në takimin e shtatë të nivelit të lartë të Sundimit të Ligjit, i cili është mbajtur nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ambasadori amerikan duke folur për Policinë e Kosovës ka theksuar se të gjithë duhet të mësojnë nga sukseset por edhe nga sfidat.
Në këtë takim Policia e Kosovës dhe Agjencia Kundër Korrupsionit kanë paraqitur objektivat e punës së tyre.