Delawie shpreh keqardhje dhe brengosje për zhdukjen e dy policëve
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur brengën dhe keqardhjen e tij në lidhje me aksidentin dhe për rrjedhojë humbjen e dy policëve të Kosovës.
Ai ka thënë se po e përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve për gjetjen e dy policëve të zhdukur.
Delawie, përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, ka thënë se përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve të përfshira në aksionin e kërkim-shpëtimit për dy policët. “Në emër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të doja të shprehja brengën dhe keqardhjen ndaj Policisë së Kosovës dhe familjeve të prekura, derisa kërkimi vazhdon për policët e humbur pas aksidentit me veturë. Ne përkrahim PK-në dhe FSK-në në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të gjetur pjesëtarët e PK-së”, ka shkruar Delawie në “Twitter”.