Delawie shpreson që Demarkacioni të ratifikohet këtë javë
19 shkurt 2018
| 21:13
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie po kërkon që këtë javë të ratifikohet demarkacioni.
Këtë qëndrim ambasadori amerikan e dha në një postim në rrjetin social “Twitter”.
Deklaratat e tilla, Delawie i dha duke komentuar festimet për 10-vjetorin e pavarësisë.
Ai i ka vlerësuar këto festime si të jashtëzakonshme.
“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne duhet të shpresojnë që avancimi i dekadës së ardhshme të fillojë këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Greg Delawie.