Delawie: UÇK-ja nuk kishte më shumë se 15 mijë pjesëtarë

31 gusht 2018 | 20:22

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në fund të mandatit të tij si ambasador i shtetit mik të Kosovës, ka thënë se sipas hulumtimeve në arkivat në Uashington, Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë deklaratë Delawie e bëri në një ligjëratë përpara studentëve në Pallatin e Drejtësisë.

“Pres hetime të mëtejme dhe veprime për ta eliminuar hendekun e stërmadh në mes të numrit të pensioneve dhe numrit të luftëtarëve të identifikuar pas luftës. I kemi hulumtuar arkivat në Uashington dhe Kosova kurrë nuk ka pohuar që ka pasur me shumë se 15 mijë luftëtarë të UÇK-së”, ka deklaruar Delawie.

“Është marramendëse se si numri i përfituesve, 20 vjet pas konfliktit, po rritet e nuk po zvogëlohet. Shkurt, nuk po del llogaria”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vlerësuar…