Dele Alli kalon në Everton

01 shkurt 2022 | 10:15

Evertoni ka arritur në momentet e fundit të afatit kalimtar ta transferojë Dele Allin nga Tottenhemi.

Klubi anglez ka përfunduar nënshkrimin e mesfushorit Dele Alli nga Tottenham Hotspur në një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në fund të qershorit 2024.

Reprezentuesi anglez, i cili luajti 269 herë dhe shënoi 67 gola për Spurs, është transferi i parë i trajnerit të ri të Evertonit, Frank Lampard.

Dele potencialisht mund të bëjë debutimin e tij në Everton në ndeshjen e Premier League ndaj Newcastle United të martën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni është transferuar në LaLiga nga kampionët e Hungarisë,…