
Dele Alli mungon deri në mars
24 janar 2019
| 18:43
Pas ekzaminimit mjekësor u përcaktua shkalla e lëndimit të Dele Allit.
Futbollisti anglez do t’i mungojë Tottenhamit deri në fillim të muajit mars për shkak të lëndimit të parakohshëm, njoftoi klubi i Londrës.
“Pas skanimit dhe ekzaminimit u konstatua një dëmtim në këmbë. Ai do të rehabilitohet me ekipin tonë mjekësor dhe pritet të kthehet në seancat stërvitëse në fillim të muajit mars”, njofton skuadra e Tottenhamit.