Delegacioni amerikan i Lutjeve të Mëngjesit bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kryesuar nga kongresisti Randy Hultgren, dhe me disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nderim të heroizmit të familjes Jashari.
Me këtë rast, Jashari ka thënë se u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithçka që kanë bërë për shqiptarët në përgjithësi.
“Së bashku me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kryesuar nga kongresisti Randy Hultgren, dhe me disa nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, në homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në nderim të heroizmit dhe sakrificës së Jasharëve. Shteteve të Bashkuara të Amerikës u jemi përgjithmonë mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne shqiptarët në përgjithësi, e për Kosovën në veçanti, duke na u gjendur pran në momentet më të rënda. Jemi të nderuar me respektin që miqtë tanë amerikanë i bëjnë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë të Prekazit heroik”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/