Delegacioni i AKB-së takon zv/kryeministrin e Maqedonisë, Izet Mexhitin
Kryetari i Aleancës Kosovarë të Biznesit (AKB), Agim Shahini, në takim me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë së bashkëpunimi mes dy shteteve, është i qëndrueshëm dhe rezulton pozitiv. Ndërsa, Mexhiti në theks të veçantë i dha rëndësi fokusit në bashkëpunim për të thelluar zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
“Shkëmbimet tregtare që i kemi me ju janë dukshëm të mira. Të shkëmbimet tregtare ne arrijmë të kemi mbi 430 milionë. Maqedonia është vend që ka më së shumti eksperte të Kosovës, mbi 15 për qind”, ka thënë Shahini.
Tutje, shton se rreth 310 milionë euro janë import të produkteve në Kosovë nga Maqedonia, e që kjo ka ndikuar pozitivisht, thotë Shahini.
Ndërsa, bën të ditur se një bashkëpunim të thellë e kanë edhe me Odën Ekonomike, që kjo i ka forcuar vazhdimisht raportet me Maqedoninë e Veriut.
“Sa i përket importeve ne i kemi rreth 310 milionë euro në produkteve të ndryshme. Kjo ka ndikuar dukshëm pozitivisht. Ne si Aleancë, besojmë që me juve do të ndikojmë në rritjen e shkëmbimeve në tërë Ballkanin. Ne ende vazhdojmë që të kemi bashkëpunim të ngushtë, ne kemi bashkëpunim me shumë me Oda Ekonomike, të gjitha këto na bënë që të kemi partner të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të veriun e Maqedonisë, ne kemi shumë pika të investimeve. Tashmë bizneset e Kosovës në Maqedoni, kanë ardh për të investuar dhe janë duke u trajtuar mirë, kanë blerë sektor të ndryshëm të prodhimit. Shpresojmë që sa më shumë të ketë bashkëpunim në çdo aspekt. Maqedonia e Veriut, është gjithmonë e mekanizuar, shprehi mirënjohje për mbështetjen e tuaj për Kosovën dhe në të ardhmen do të bëjmë projekte”, ka thënë Shahini.
Kurse, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë se fokusi mbetet te zhvillimi ekonomik i të dyja vendeve sepse siç thekson ai kanë potencial të dyanshëm.
“Fokusi është zhvillimi ekonomik që të zhvillojmë ekonominë me Kosovën, do të doja të ndalem te infrastruktura e rrugës Shkup-Bllacë, mendoj që ka potencial të dyanshëm për ta zhvilluar bashkëpunimin. Jemi të afërt me mentalitet të ngjashëm me traditë të njëjtë. Pretendohet, që bashkë të synohet tregjet e Evropës, në mënyrën më të mirë, në këtë qeveri fokusin kryesor e ka zhvillimin ekonomik. Kjo është një qëllim për ta mbajtur rininë që të mos ikin jashtë vendit po të punojnë në vendin e tyre”, ka thënë Mexhiti.