Delegacioni i ambasadës Amerikane viziton fabrikën e Comoditës
Ambasada Amerikane gjatë vizitave të kryera në bizneset kosovare, pa dyshim që zgjodhi të vizitoj edhe senzacionin më të përfolur industrial të momentit, fabrikën e dyshekëve dhe të shpuzës së brendit Comodita!
Delegacioni i tyre i listuar nga z.dr.Seckinger, z.Dillon Green, z.Dren Pozhegu, z.Ed Rogers, z.Douglass Lute, z.Ali Khan dhe z.Arian Zeka, një pjesë të tyre të ditës e kaluan duke vizituar ambientet tona punuese dhe hapësirat e administratës, ku kuptuan edhe më shumë rreth punës që po zhvillohet brenda këtyre fabrikave.
Rritja e punësimit dhe niveli i lartë i kapacitetit prodhues të linjës së dyshekëve, ishte edhe një nga bisedat kyçe të segmentuara gjatë diskutimeve produktive. Duke u njoftuar me cilësinë e punës, dhe me mekanizmin e madh organizativ që kjo fabrikë po përfaqëson në prezencën ekonomike të vendit, z.dr.Seckinger, u shpreh, se Comodita është shembulli më i mirë që dëshmon se në Kosovë mund të ndërtohen biznese të suksesshme internacionale!
Shtuar kësaj deklarate të rëndësishëm, ai vazhdoi duke ritheksuar që Comodita është arsyeja shtyse që edhe shumë invesitor tjerë internacional do të zgjedhin të investojnë në Kosovë në të ardhmen e afërt.
Z.dr.Seckinger dhe menaxhmenti i Comodita folën edhe për stimujt e mundshëm që mund të vijnë nga nivelet qeveritare të Kosovës për investime tjera të ngjashme në Kosovë, duke mbështetur idenë në përpilimin e subvencioneve në kostot e punës, stimuj të ndryshëm tatimor apo lehtësira relevante që qëllim kanë zhvillimin e bisnesit.
Duke e finalizuar një vizitë miqësore frytëdhënëse, z.dr.Seckinger deklaroi se në Kosovë ka ende shumë mundësi dhe përparësi të pa eksploruara të të bërit biznes në Kosovë, për të cilat ai do të zgjoj fokus të veçantë në takimet e rradhës me qeverinë.
Brendi Comodita është mirënjohës për vizitën që pati, dhe është gjithmonë i gatshëm për zhvillimin e projekteve që ndrisin nivelin ekonomik të vendit!