Delegacioni i Caritas Kosovës viziton FFK-në

05 nëntor 2019 | 16:47

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka pritur sot delegacionin e Caritas Kosovës, në krye me drejtorin gjeneral Don Viktor Sopi, në shoqëri të dy punëtorëve të mëdhenj sportiv nga Ferizaj, Ahmet Petrova dhe Qerim Shaqiri.

“Don Viktor Sopi e përgëzoi kryetarin Ademi për punën e shkëlqyeshme të FFK-së dhe veçmas për sukseset e arritura të Përfaqësues, duke uruar që fati t’i përcjellë edhe në dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’. Të dyja palët diskutuan edhe format e ndryshme të bashkëpunimit, në mënyrë që t’u gjendet në ndihmë njerëzve në nevojë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaitlynn Carteri ka ndarë disa detaje shumë personale nga romanca…