Delegacioni i ekspertëve kundër terrorizmit i BE-së viziton Policinë e Kosovës
Sot në Policinë e Kosovës ka qëndruar një delegacion ekspertësh kundër terrorizmit të BE-së, të cilët u pritën nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me bashkëpunëtorë të tij.
Temë e diskutimit me ekspertët e BE-së ishte identifikimi i nevojave, si dhe të përpunohen bashkërisht veprimet prioritare të bëra për Kosovën në luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe kushtet për zbatimin e tyre dhe mundësitë për mbështetjen nga BE-ja për veprimet prioritare.
Ekspertet nga BE-ja shprehën vlerësimin e lartë për përkushtimin dhe përkrahjen e Kosovës në hartimin e Planit të Përbashkët të Veprimit kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, ku angazhimi dhe bashkëpunimi i Kosovës në këtë fushë të rëndësishme u mirëprit edhe nga shtetet anëtare të BE-së.
/Epoka e re/