Delegacioni i FFK-së në Plzen, diskutohet për ndeshjen Çeki-Kosovë
25 tetor 2019
| 16:35
Menaxheri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bajram Shala dhe ndihmës-trajneri i “Dardanëve”, Muharrem Sahiti, të enjten dhe premten kanë qëndruar për vizitë në Plzen, qytet në të cilin më 14 nëntor do të zhvillohet ndeshja tejet e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020” ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Kosovës.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i FFK-së ka diskutuar me zyrtarët e Federatës çeke për detajet e organizimit të ndeshjes, derisa ka vizituar edhe stadiumin “Doosan Arena”, ku do të zhvillohet ndeshja si dhe hotelin në të cilin do të akomodohet ekspedita e “Dardanëve”.