Delegacioni i Hamasit në Kajro të hënën, për bisedime rreth armëpushimit
28 prill 2024
| 16:42
Një delegacion i Hamasit do të vizitojë Kajron të hënën për bisedime që synojnë sigurimin e një armëpushimi, tha një zyrtar i Hamasit për Reuters të dielën.
Kjo ndërsa ndërmjetësit shtuan përpjekjet për të arritur një marrëveshje përpara një sulmi izraelit në qytetin jugor të Rafahut.
Zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se delegacioni do të diskutojë një propozim armëpushimi të dorëzuar nga Hamasi tek ndërmjetësit Katar dhe Egjipt, si dhe përgjigjen e Izraelit.
Ai nuk bëri të ditur detaje të propozimeve të fundit.