Delegacioni i Klubit të Biznesit takohet me kongresmenin Dutch Ruppersberger
Delegacioni i Klubit të Bizsnesit të Kosovës, po vazhdon me takime të nivelti të lartë në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Ata sot kanë takuar edhe kongresmenin Dutch Ruppersberger.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë për një takim produktiv midis Klubit të Biznesit dhe kongresmenit Dutch Ruppersberger”, është shkruar në njoftim për medie ndër tjera nga Klubi i Biznesit.
Njoftimi i plotë:
Jemi të kënaqur të njoftojmë për një takim produktiv midis Klubit të Biznesit dhe kongresmenit Dutch Ruppersberger.
Diskutimet tona u fokusuan në:
– Forcimin e lidhjeve ekonomike midis Kosovës dhe SHBA-ve.
– Projekte konkrete për përmirësimin e klimës së investimeve në Kosovë.
– Iniciativa që synojnë të sjellin përfitime të ndërsjella dhe rritje ekonomike të qëndrueshme.
Kongresmeni Ruppersberger shprehu mbështetje të fortë për përpjekjet tona dhe vlerësoi angazhimin tonë për zhvillimin ekonomik.
Faleminderit Kongresmen Ruppersberger për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!