Delegacioni i Kosovës takon kryetarin e Hiroshimës

07 gusht 2024 | 13:51

Delegacioni i Republikës së Kosovës që ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të viktimave të bombës atomike i përbërë nga ambasadori i Republikës së Kosovës Sabri Kiçmari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, këshilltarët e presidentes së Republikës së Kosovës, Bekim Kupina dhe Dora Musa, ka zhvilluar një takim me kryetarin e qytetit të Hiroshimës, Kazumi Matsui.

Kryetari i qytetit Matsui e ka falënderuar delegacionin nga Kosova për pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore, ka vlerësuar bashkëpunimin në mes të Japonisë dhe Kosovës dhe i ka ftuar kryetarët e Drenasit dhe Istogut që të bashkohen në rrjetin për paqe të kryetarëve të qyteteve.

Ambasadori Kiçmari e ka falënderuar kryetarin Matsui për mikpritjen, ka shprehur respektin për viktimat e bombës atomike 79 vite më parë, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin e ngushtë politik në mes të Republikës së Kosovës dhe Japonisë dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në rritjen e bashkëpunimit në mes të komunave të Kosovës me qytetin e Hiroshimës.

Kryetarët Lladrovci dhe Ferati e kanë njoftuar Matsui për gjendjen në komunat e tyre dhe e kanë mirëpritur propozimin për anëtarësim në rrjetin Kryetarët e Qyteteve për Paqe, që e ka qendrën në Hiroshima, përderisa këshilltarja e presidentes Musa i ka përcjellë konsideratat e presidentes së Republikës së Kosovës për kryetarin Matsui dhe popullin e Hiroshimës.

Në fund të ceremonisë, ambasadori Kiçmari është nënshkruar në Librin e Mysafirëve, në të cilin ai ka shfaqur simpatinë për popullin e Hiroshimës dhe kryetarin Kazumi Matsui.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritje e konsiderueshme e të hyrave tatimore është shënuar edhe…