Delegacioni i lartë amerikan arrin në Beograd, takohen me Vuçiqin
26 prill 2022
| 17:13
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Evropë, Karen Donfried, e cila është në krye të delegacionin Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në takim ishte i pranishëm edhe emisari për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.
Ndërsa presidenti Vuçiq ishte i shoqëruar në takim nga ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Delegacioni amerikan turin ballkanik e filluan me Prishtinën ku qëndruan dje ndërkaq nesër do ta vizitojnë edhe Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.