Delegacioni i Nismës Socialdemokrate bën homazhe në Reçak
Kosova sot përkujton 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sot kanë bërë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak.
“Masakra e Reçakut është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët. Ata synonin shfarosjen, shkatërrimin dhe largimin e njerëzve tanë nga vendi ynë. Masakra e Reçakut mobilizoi botën demokratike për t’i dal në krah Kosovës. Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë falënderues shefit të misionit të OSBE-së, William Walker, i cili sensibilizoi botën për krimin që po kryenin serbët mbi njerëzit e pafajshëm në Kosovë. Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfilltë të shtetit tonë, çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealëve të të rënëve për lirinë e këtij vendi”, është bërë me dije në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.
/Epoka e re/