Delegacioni i Serbisë përfundon takimin me Lajçakun, nuk dihet formati i takimeve pasdite

16 nëntor 2021 | 14:44

Pak pas orës 12:00, delegacioni i Beogradit ka përfunduar takimin dy palësh me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak në Bruksel.

Diskutimet do të vazhdojnë pasdite, por nuk dihet formati i tyre, nëse delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të jenë së bashku në tavolinë, mëson “Tanjug”-u.

Delegacionin e Serbisë e ka udhëhequr Petar Petkoviq dhe takimi me Lajçakun ka zgjatur një orë më shumë se ç’ishte planifikuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistja e talentuar që jeton në Gjermani, Gentiana Fetaj do…