Delegacioni i Serbisë sot udhëton për në Uashington

02 shtator 2020 | 11:40

Delegacioni i Serbisë, i drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq, sot është duke udhëtuar për në Uashington për takimin e dialogut që zhvillohet me delegacionin të Kosovës në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, i cili do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe është organizuar nga Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Delegacioni i Kosovës nga e hëna e kësaj javë ka shkuar në Uashington.

Vuçiqi para se të nisej për ShBA ka deklaruar se Beogradi është “dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina”, duke theksuar se ai po përgatitej për të gjitha opsionet.

“Çfarëdo që të thotë dhe të mendojë dikush, ne do të jemi të gatshëm për të gjitha opsionet. Ne e dimë çdo fshat dhe çdo marrëveshje, ndryshe nga ata që vijnë dhe ata as nuk e dinë se cilat marrëveshje kemi nënshkruar. Por, unë kurrë nuk i nënvlerësoj ato”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiqi është duke udhëtuar pak ditë më vonesë për shkak se kishte marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled me temë “Evropa pas Brexit-it dhe Covid-19”.

Mediet serbe kanë deklaruar se përpos Vuçiqit pjesë tjetër e delegacionit të Serbisë janë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, ministri i Financave, Sinisha Mali dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Çadezh, shkruan “Danas”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieberi ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja në…